Nga ekrani televiziv/Ekranizim dinjitar i një jetëshkrimi
(Pak fjalë të buta, mbi emisionin e TVSH, “Një jetë…në tri epoka”, kushtuar intelektualit dhe veprimtarit të shquar, Astrit Leka).
———————–
Bajram Sefaj /Gjenevë/
Ditë me më parë, TVSH emetoi një emision dokumentar, që ishte më shumë se emision i rëndomtë dokumentar. Ishte film dokumentar. Nuk e teprohet të thuhet se ishte edhe më shumë se film dokumentar. Ishte monument i gjallë. Kushtuar njeriut, intelektualit të merituar, Astrit Lekës, veprimtar i palodhur kurrë që tërë jetën, për pak njëqind vjeçare, ia kushtoi çështjes kombëtare.
Përnjëherë sa u shkrinë minutat e këtij emision të madh, në lidhje telefonike, zotëri Astrit Lekës, i them se ndoqa një emision televiziv monumental. Këtë e përsërita, në apartamentin e tij në Gjenevë, gjersa rrufisnim kafet e ëmbla (me pak sheqer, që të dytë jemi me diabet!), që me elegancë, mirësi e bujari , i pjekë për ne, zonja Emine, bashkudhëtarja besnike e Astritit, këtu e gjashtëdhjetë e tetë vjet të kaluara.
Shkela një pjesëz të mirë të skenografisë që pak me parë e kisha shikuar në TV dokumentarin e kolegut tim të nderuar, Engjëll Ndocaj. Kapërceva urën e lumit, me shumë flamuj, që e bëjnë atë solemne, dimër e vërë, urë madhështore që Gjenevën e ndanë në dy pjesë dhe, përnjëherësh, gjendem në ambientin, përherë të ngrohtë e derë hapur për çdo shtegtar shqiptar dhe, për ata të tjerët, që të mirën shqiptarëve ia do. Më pret po ajo “skenografi”, po ajo tavolinë e punës së Astrit Lekës, që e priti autorin e emisionit, kolegun tim (E. Ndocajn). Kur e vë në siklet dileme, nga t’i qaset në biografie te pasur, në rrugë të gjatë e jetëshkrimit të pasur të Asrtit Lekës.
Vizita në shtëpinë e tij, siç shpesh, në Shqipëri i thonë apartamentit, është e rastit. Është e shkurtër. E përzemërt, si gjithmonë. Miqësore, si gjithmonë. Por me e shkurtër e se gjithmonë. Pasi që Astritit dhe familjes se tij ia uroj të gjithë të mirat për festat e fundvitit, i them se digjem në flakë dëshirë të shkruaj disa fjale mbi këtë emision, pikësëpari për mirënjohje kolegut tim me të ri, Engjëll Ndocajt, por edhe të tjerëve që kontribuuan në ndërtimin e këtij emisioni monumental, të kësaj ngrehine shumëkatëshe. Por, ç’t’i besh kur emrat e sajuesve të tjerë me ikën, nga se “shpica ç‘lajmëruese”, siç i thoshim na, “fëmijët” e Televizionit (gjithmonë të robëruar) të Prishtinës, me iku shpejt. Në mendje me mbeti vetëm emri, i paharrueshëm kurrë, i autorit të skenarit dhe regjisë, Engjëll Ndocaj.
Zotëri Astriti, kuptoj hallin tim jo të vogël. Pa shumë fjalë, në dorë me lëshon disketën duke me mundësuar kështu që emisionin ta shoh sa herë të dua.
Në të njëjtë pikë dileme gjendem edhe unë: nga t’i qasëm, vërtetë nga t’ia nis, rrëfimit mbi ketë emision me shumë shtigje, të “Një jete… në tri epoka” dhe aq e më shumë mundësi qasjesh interpretimi. Për të lehtësua këtë punë, emisionin pasi e shikoi disa herë radhazi, gjej çelësin shpëtimtar, me laps e letër para vetës, them: në një kolonë do të shënoj emrat e vendeve, nga ka gjezdisura ky veprimtar dhe, në kolonën tjetër, do të bëj regjistrin e veprave të tij dhe emrave të personave (personaliteteve) që do të parakalojnë në këtë dokumentar. Meqë filmi ishte aq i ngjeshur dhe dendur me detaje e dromca të pakapërcyeshme, të cilat në mënyrë të shkëlqyer i zë mendja e hollë, kujdesi dhe syri prej skifteri i autorit, Engjëll, tashmë me përvojë të gjatë, ishte e pamundur. Heq dorë dhe i dorëzohem kënaqësisë dhe ndjek emision ashtu si e kanë “gatuar” sajuesit e tij të udhëhequr nga dorë e sigurt e skenaristit dhe regjisorit, Engjëll.
Ky film dokumentar hapet me pamjet nga Borshi ynë i bukur jonian, që është vendlindja e Astitit. Me besnikëri kronologjie ndiqet jeta dhe veprimtaria e tij në tri epoka, dhe përfundon po ashtu në Borsh, me një pamje simbolike e metaforike, kur pallton ngjyrë zezë mbi supet e Asitit, të moshuar por vital e plot jetë e elan, djaloshar mund të thuhet, e mbulonin fjolla të bardha dëbore.
Pastaj radhitën materiale ndër me të ndryshme , ilustruar jo rrallë edhe me storje e ndihmesa të tjera, shkëputur nga filma artistikë, të periudhë kur Astrit kishte tjetër emër (konspirativ) dhe materiale tjera të ndryshmen të ruajtura në arkivin e pasur të Televizionit Shqiptar, duke ia dhuruar kështu, shikuesit, një vepër komplete artistike dokumentare. Nuk ishte punë hiç lehtë të hidhen në lentë filmi, tri epoka. Tri diploma universitares. Shumë fletë arrestesh. Gjashtë dënimeve me vdekje. Numër i madh mirënjohjesh e dekoratash. Historitë e udhëtimeve dhe të vizitave, thuaj misionare, të madje pesëdhjetë shteteve të bote. Takime me burra shtetërore, të nivele më të larta politike, shoqërore. Pos Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë edhe të shumë e shumë shteteve të tjera, të rëndësishme për fatin e shqiptarëve në fundshekullin e kaluar dhe në fillimin e këtij shekulli. Më vështrim me të gjerë qëndrimit në Gjenevë. Vendlindje e tij të dytë. Brenda kronikës se gjatë lumë të këtij jetëshkrimi lumë të gjatë, lehte janë të dallueshëm dhe mirë të fiksuar kapitujt e shumtë mbi secilin syresh mund të bëhej një film i veçantë dokumentar. Siç është rasti i Kosovës dhe historisë saj me të re. Një rrëfim të posaçëm, padyshim se meriton edhe veprimtaria e Shoqatës SOLIDEST, themelues dhe president është z. Astrit Leka e të tjera e të tjera…
Duke lavdëruar, admiruar e respektuar punën e gjithë pjesëmarrësve në realizimin e këtij dokumentari të spikatur, kushtuar Astriti Lekës, njeriut dhe veprimtari të shquar në nëntëdhjetë e katër vjetorit të lindjes, duhet veçuar punën mjeshtërore të kameramanit Arben Tafilit, kur me të vertëtë dhe në kuptimin e plotë të fjalës, ishte një mjeshtër i madh dhe me talent, montatorit Endrit Xibrit, grafistit Albert Thoma, pa harruar për asnjë çast punën kolosale dhe tejet kreative të Engjëll Ndocajt, si skenarist dhe regjisor i këtij filmi të spikatur dokumentar. Gëzon fakti që këtë dokumentar do ta ndjekin edhe ata shikues që nuk e kane parë, TVSH paralajmëron ritransmetimin.
