Gazeta angleze London Evening Standard, kishte shkruar një artikull për Lidhjën e Pejës, më titull “THE ALBANIAN LEAGUE: THE MEETING AT IPEK” në shkurt të vitit 1899. I pranishëm në takim ka qenë edhe korrospodenti i kësaj gazeta cili na jep një verzion krejtë ndryshe të Lidhjës së Pejës, shkruan FMimages.net
London Evening Standard, 1899

Detajet e mëtejshme të marra nga takimi i krerëve shqiptarë në Pejë, në fund të janarit, më justifikojnë mua përshkrimin e “Lidhjes së re Shqiptare” të formuar si Lidhja e Sulltanit, që bie në kontradiktë me ish-Lidhjën e Shqiptarëve të Krishterë, e cila synonte ndarjen apo autonominë nga Perandoria Osmane.
Sulltani u përfaqësua në takimin nga shqiptari i mirënjohur, Mulla Haxhi Zeka, i cili për pesë apo gjashtë vitet e fundit ka jetuar në Stamboll, i cili ishte një prej këshilltarëve kyesor të Sulltanit. Kryesuesit e mbledhjes, e cila, për të shënuar karakterin e saj ekskluzivisht muhamedan, u mbajt në Xhaminë e Hainanit në Pejë, ku morën pjesë rreth 500 delegatë nga qytetet dhe fshatrat e Vilajetit të Kosovës, Manastirit dhe Shkodrës.
Me sa duket qëllimi nuk ishte që takimi të dukej shumë zyrtare. Kurten Effendi, një kapiten në ushtrinë turke i cili është një shqiptar, arriti disa ditë para takimit me letra dhe udhëzime nga Sulltani. Ndërtesën e xhamisë ishte ruajtur nga trupat turke ku mbledhja kishte zgjatur tre ditë, dhe, pas bisedimeve vendimtare në natën e datës 28, të muajit janar, kur u formua Lidhja e Pejës, të gjithë besimtarët e qytetit dhe të lagjes u thirrën në një shërbim të mbajtur mëngjesin e ardhshëm në xhami, ku nënshkrimet e të gjithë krerëve dhe bejve u bashkuan me Statutin e Lidhjes, për t’ia dërguar Sulltanit.
Haxhi Zeka gjithashtu u dërgoi “haber” lajme të gjithë shqiptarëve të aftë për armë që të jenë në gatishmëri të plotë nën shërbimin e Sulltanit. Rreth 15. 000 mijë mijë burra shqiptarë do të jenë në dispozicion menjëherë, ndërkohë që numri i ushtarëve dotë shtohetj në pranverë, shqiptarët muslimanë do të rekrutonin dyqind mijë burra, të cilët do të armatosën nga dyqanet perandorake në Prishtinë, Mitrovicë , dhe gjetkë.
“Rezoluta e miratuara është e detyrueshëme për anëtarët e Lidhjes së Pejës, e cila thotë se duhet mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Sulltanit, duke kundërshtuar çdo ndryshim në administratën se Maqedonisë”.
Kjo do të thotë që edhe kërkesat më modeste të të krishterëve duhet të refuzohen, as që behët fjalë për kërkesat që atyre t’u lejohet të mbajnë armë si myslimanët, ose që propaganda edukative dhe fetare e kombësive të ndryshme të krishtera të mos lejohën, përfundon artikullin gazeta London Evening Standard.
Versioni i Lidhjës së Pejës sipas historianëve shqiptarë:
Me 23 janar 1899 u mblodh në Peje një kuvend i madh, ku morën pjese rreth 500 vete,te ardhur kryesisht nga vilajeti i Kosovës,si dhe disa përfaqësues të veçante të vilajetit të Manastirit e të Janinës. Në ketë kuvend, që vazhdoi 6 ditë, u formua lidhja e re shqiptare qe u quajt Lidhja e Pejës ose Besa-Bese, transmeton gazetametro.net.

Kryetar i saj u zgjodh Haxhi Zeka, i cili drejtoi edhe punimet e kuvendit. Në vendimet e Kuvendit të Pejës si detyrë kryesore shtrohej lufta kundër çdo orvatje te Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Malit te Zi për copëtimin e tokave shqiptare. Në vendimet kërkohej që lidhja të formonte komitetet e saj në vilajetet e Kosovës, Shkodres, Manastirit dhe Janinës dhe te shtrijnë veprimtarinë ne te gjithë Shqipërinë.
Kuvendi shpalli gjithashtu Besën për një vit,me qellim qe te ndërpriteshin hakmarrjet,grindjet etj. dhe te mënjanoheshin përçarjet ndermeje shqiptareve. Rryma patriotike e kryesuar nga Haxhi Zeka shtroi edhe çështjen e autonomisë,por për shkak te rrezikut te copëtimit dhe te qëndrimit te elementeve konservatore e turkomane, ajo nuk u përfshi ne vendimet e para.
Lidhja e Pejës u shtri ne Shqipërinë e Veriut,te Mesme dhe pjesërisht te Jugut. Njëkohësisht u bene përpjekje për te organizuar një kuvend te përgjithshëm shqiptar ku te miratohej programi kombëtar i Lidhjes. Me ane e shtypit shqiptar dhe te thirrjeve drejtuar popullit kërkohej bashkimi rreth Lidhjes se Pejës për te realizuar autonominë.
