Artan Hoxha: Me qetësi e dashuri, ja prova e pastër

Gazetari Artan Hoxha iu përgjigjet disa gazetarëve, që thonë se kanë siguruar dosjen e prokurorisë për përgjimet, por nuk e gjejnë SMS-në mes Kastriot Ismailajt dhe politikanit të lartë.

Hoxha ka publikuar sërish dosjen, duke theksuar se këtë herë mesazhi është një provë e pastër.

“Nje koleg i njohur shkruante sot se ishte i shqetesuar pasi edhe pse e kishte marre me dore dosjen e prokurorise, nuk po e gjente dot ate gjysmen e fletes ku ndodhej transkripti i pergjimit te telefonates se kryer me 22.06.2009, saktesisht 6 dite para zgjedhjeve, mes nje biznesmeni ne hetim dhe nje politikani te rendesishem…

Pas tij, kete dyshim per vertetesine e pergjimit te prokurorise e ngrinte ne nivelin e “duhur”, e kush tjeter vec Lapsit….

Kolege, nje sugjerim, mos u ngutni, merreni me qetesi e dashuri, se ben vaki qe te mos u kene dhene “qellimisht” dosjen e duhur, ose fare “qellimisht” gjate shfletimit me shpejtesi duhet ta keni kaluar pa dashje faqen e duhur….

Sa per sqarim po u nis nje kopje te origjinalit me firme e vule te prokurorise, te miratuar me pas dhe nga gjykata.

“Ekspertet” kete radhe e kane pak problem ta nxjerrin proven “te padegjueshme paster ne audio dhe te pashikueshme qarte ne video”…

SMS e pergjuar ndodhet ne fundin e faqes se pare dhe e theksuar me shkronja te zeza nga prokuroria,” shkruan Hoxha në FB.