Arta Dade në mbështetje të Blushit

Rritet presioni brenda Partisë Socialiste mbi kryetarin Edi Rama.

Së fundi deputetja Arta Dade i ka dërguar një letër kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, ku i kërkon që të caktohet data e zgjedhjeve për kryetarin e PS-së.

Në letër deputetja socialste kërkon që kandidatët në garë të paraqesin platformat e tyre dhe zgjedhjet të mbahen sipas statutit.

Letra ka edhe nënshkrimin e deputetes Mimoza Hafizi e cila javën e shkuar u rendit përkrah deputetit Ben Blushi.

“Të nderuar anëtare të Asamblesë Kombëtare PS,

Bashkëlidhur ju dërgojmë letrën nisur për  Kryetarin e Asamblesë Kombëtar, Gramoz Ruçi, përmes së cilës kërkojmë përfshirjen e propozimeve tona në rendin e ditës së Kongresit Zgjedhor PS, 19 Mars 2016, sipas procedurave dhe rregulloreve të miratuara. Besojmë se do bashkoheni me kërkesën tonë.

Arta Dade

Mimoza Hafizi

Anëtare të Asamblesë Kombëtare”

Kështu thuhet ndër të tjera në letrën e Dades, të cilën mund ta lexoni të plotë më poshtë.