Arrin në 5 844 numri i të vdekurve pas tërmetit

Bilanci i tërmetit në Nepal që ndodhi të shtunën e kaluar arriti në 5 844 të vdekur, sipas një bilanci të ri të komunikuar nga njësia e menaxhimit të katastrofave në Ministrinë e Brendshme.
“Më shumë se 11 000 persona janë plagosur gjithashtu nga tërmeti me magnitudë 7,8 ballë Rihter”, theksoi agjencia në rrjetin social twitter. 100 të tjerë kanë humbur jetën në Indi dhe në Kinë.