Arrestohet 31 vjeçari që posedonte heroinë

Në sajë të operacionit të koduar “Shiringa”, policia e Korçës ka vënë në pranga një 31 vjeçar, i cili u kap me heroinë. Bëhet fjalë për 34 doza lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, e cila tashmë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Policia tashmë ka arrestuar shtetasin Brikel Cenolli, 31 vjeç, banues në Vashtëmi-Korçë.

“Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë operative nga ana e Specialistëve për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë, se ky shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike të forta, u organizua dhe u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Shiringa”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të këtij shtetasi, si dhe të banesës të tij të ushtruar nga Policia në Vashtëmi, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

34 doza me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë, me peshë të përgjithshme 7.8 gr.
306 gr lëndë të dyshuar si metadon
Disa shiringa dhe age
3.000 lek të reja dhe 2 aparate telefonike celular.

Lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”