Ardit Gjebrea krahason Rita Orën nudo me Lorik Canën me plis

Dy kosovarët që na bëjnë krenarë në botë janë vënë këtë herë në lupën krahasuese të kantautorit të njohur, Ardit Gjebrea. I frymëzuar nga shfaqja e fundit lakuriqe e Rita Orës për revistën “LUI”, prezantuesi i “E diela Shqiptare”, ka nxjerrë konkluzione duke e vendosur këngëtaren përballë Lorik Canajt. Sipas Arditit, si kapiteni, ashtu edhe ylli i pop-it janë njësoj të famshëm, por diametralisht të ndryshëm.