Aqif Neli: Nisi nga puna në ndërtim, sot sipërmarrës i suksesshëm

Nga Fjoralba Hysa
Sytë, për një jetë më të mirë të tijën dhe familjes, i hodhi drejt Mbretërisë së Bashkuar, ashtu si shumë bashkëkombas të tij në vitin 1997, vit, që për Shqipërinë e shqiptarët njihej si luftë e jetuar; për të huajt, ngjarje të shkruara e të transmetuara prej andej. Në fakt, kur mbërriti këtu në Mbretërinë e ëndërruar, pa dhe përjetoi se jeta reale s’ishte dhe aq e ëndërruar po t’ia nisje çdo gjëje nga e para dhe të punoje në ndërtim.
47-vjeçari Aqif Neli, babi i dy fëmijëve, sot sipërmarrës në fushën e ndërtimit, tregon se si mësoi të përdorte disa nga veglat gjatë punës së tij të parë në ndërtim.
“Para se të vija në UK, punoja si shef personeli, – tregon sot Aqif Neli. – Këtu e gjeta veten duke punuar në ndërtim”.
Disa nga miqtë e tij (e ndihmuan dhe e morën në punë, por që ata sot janë të punësuar në kompaninë e tij), e mësuan se si të përdorte disa vegla të thjeshta pune. Megjithëse punën asnjëherë nuk e ka patur problem, ai e kishte të vështirë të përshtatej me kushtet e reja. E filloi nga e para. Ndërtimi ishte më me shumë para, ato në fillim duheshin shumë, prandaj zgjodhi ndërtimin.
Kaloi vështirësi, sidomos ë gjuhës. “Kujtoj që shumë shpejt pas ardhjes tonë këtu, me gjithë bashkëshorten time, u regjistruam në shkollë për të përmirësuar anglishten. Gati më zinte gjumi në klasë, pasi isha lodhur gjithë ditën, por e vazhduam. Nuk kishim tjetër zgjidhje”.
Punëdhënësit me siguri panë diçka të vlefshme tek Aqifi dhe filluan shumë shpejt ta aktivizojnë me drejtimin e punëve.
aqif

Si fillim duke ndihmuar bashkëkombësit e tij me gjuhen e më vonë dhe me drejtimin e punëve në kantiere. Ka ushtruar gati të gjitha nivelet prej përgjegjësi në punë, menaxherit, projektet e kontratat e menaxherit. Këto i ka ushtruar si në projekte të vogla dhe në ato të mëdha. Në shumë kompani merrej me vendosjen e rregullit disa punë që ngeleshin prapa. “Ana praktike e punës po shkonte mirë, por dita ditës po shihja që më duhej të kompletohesha edhe me njohuritë teorike të nevojshme.
Njëra nga kompanitë ma dha këtë mundësi, sot jam MCIOB (Member Of Charted Institute Of Building, degree on construction management). Po ashtu kam bërë edhe shumë kurse të tjera të domosdoshme”.
Në fundin e vitit 2007, gati pas 10 vitesh në Angli, mendoi dhe vendosi që të punojë për vete, duke krijuar kompaninë e tij: “AN Construction Solution Ltd”. Kompania vazhdon edhe sot të konkurojë në treg, ku ka me dhjetëra të punësuar ku një pjesë e mirë janë bashkëkombës.
“Gjëja e parë që të bie në sy për mirë këtu është se ka rregulla të qarta dhe të barabarta për të gjithë, përsa i përket ndihmës që të japin kur je përkrah një tjetër të huaji, jo shqiptar”.
Në paketën e parë që mori nga autoritetet krijoi kompaninë të tij.
Rregullat e sigurimit teknik në punë në Britaninë e Madhe janë shumë të rrepta, ndryshe nga Shqipëria, ku mungojnë shumë gjëra dhe për më tepër autoritetet nuk ta lehtësojnë, por ta vështirësojnë vazhdimësinë e punës dhe si pa kuptuar edhe suksesin në të njejtën kohë.
I suksesshëm në punë e në biznesin e tij, Aqifi gjen kohë për fëmijët, për familjen dhe miqtë e tij.
Për të familja është gjëja më e shtrenjtë. “Jam shumë i kënaqur me ecurinë e Tarës, vajzës sime, dhe po ashtu me Leon,djalin. Asgjë nuk më ka penguar për t’i dërguar fëmijët në aktivitete të shumta jashtë programit mësimor. Tara ka kaluar nivelin e 8-të në piano e Leo është në të dytin, kjo falë edhe bashkëshortes time. Ajo gjithmonë është për ne të tre një shtytëse e mirë dhe e kujdesshme për të ecur përpara”.
Por atë e merr malli për Shqipërinë, për vendin, për familjen dhe gjithçka që ka lënë në atdhe. Mungesa ndihet shumë veçanërisht kur njeriu kalon ditë të shënuara e të mëdha në jetë, p.sh kur i lindi djali patjetër që do të donte që të gjithë t’i kishte aty. “Këto janë disa momente që mbeten në kujtesë por kjo s’do të thotë se ata nuk na mungojnë përditë e gjithmonë. Urojmë të jenë mirë dhe shumë shpejt t’i bashkohemi familjes europjane”.
Aqifi vazhdon të angazhohet me bashkëkombësit, sikurse dikur në momentet e para në Britani. ai ka ndihmuar me dhjetëra familje për t’u punësuar, disa prej të cilave duke i mbajtur edhe në shtëpi e duke i këshilluar si duhet të vazhdojnë më tej. “Më kujtohet në fillim që kur shkonim tek posta për të folur në telefon, në darkë gjenim shqiptarë të sapoardhur dhe i merrnim në shtëpitë tona”.

a

Në afro 15 vitesh jetesë në Angli, edhe ai, si mijëra të tjerë, ka protestuar me pllakatë në dorë kundër dhunës serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës, kam marrë pjesë në pothuajse të gjitha festimet e Pavarësisë e çdo takim e festim tjetër…

Së fundi ka një bashkëpunim shumë të mirë me shoqatën ‘Mother Tereza”, “Albanian Union” në të cilën bëjnë pjesë edhe fëmijët e tij. Mbështet e përkrah punën e shkëlqyer që ata bëjnë me fëmijët. Ai ka sponsorizuar edhe shumë aktivitete të komunitit dhe disa aktivitete të Ambasadës shqiptare në Londër.
Mesazhi i Aqif Nelit për bashkëkombasit e tij është: “Mundohuni të vini në jetë më të mirat e vendit nga vini e më të mirat e vendit ku jetoni dhe do të keni sukses kudo!”