Apple Maps dominon Google Maps në iPhone

Apple ka thënë se aplikacini i i saj origjinal i hartave i njohur si Apple Maps tani përdoret tri herë më shumë se shërbimi rival i Google Maps për iPhone dhe iPad.

Aplikacioni i Apple i cili fillimisht u kritikua rëndë në lansimin e tij në vitin 2012 për shumë pasaktësi dhe mungesa të disa karakteristikave tani po shëndrit me sa duket.

Kompania amerikane ka thënë se tani përdoruesit bëjnë mbi pesë trilionë kërkesa të lidhura me hartat brenda një jave në SHBA.

Agjencia e lajmeve Associated Press ka thënë poashtu se Apple Maps mban një përparësi “modeste” mbi rivalin Google Maps në numrin e përdoruesve të shërbimeve të hartave në iPhone.