ANALIZË/ Pse është vendosur në shënjestër Erion Veliaj?!

Nga Doktor Zhivago/

Buxheti do të jetë gjithmonë si shishja e Aladinit nga e cila do të dal një kapriço politike. Duke dalë nga kjo retorikë formalitetesh, “jo e miratoi kështu, jo favorizoi këtë, jo selektoi vëllain e atij apo të asaj, jo keq vendosi këtë projekt dhe la një tjetër pa bërë“, mendoj se përpos gjithë kritikës që ngrihet, këtu duan të jenë të gjithë të verbër ndaj pozitivitetit dhe të gjithë skiftera ndaj pjesës së lënë bosh. Duan të gjithë t’i marrin shpirtin djalit të njërkës së mirë, që kinse po mbahet me biskota, kur në fakt djali biologjik i ka ngrënë luleshtrydhet kur të gjithë flinin gjumë natën…

Ç’po ndodh në të vërtetë?!

Ka një sërë ngjarjesh, ku kryesisht shenjestra ka qenë Bashkia e Tiranës, në veçanti kryetari Erion Veliaj. Fillesa nisi tek zhvendosja e romëve, ku me të drejtë disa kritikë të asaj kohe mbi ngjarjen në fjalë, thanë se ishte një zhvendosje, që përveçse nuk korespondonte me politikën e premtuar, ishte dhe një shuplakë për komunitetin. Ishte një zgjedhje nga vetë Veliaj, i cili e mbajti mbi shpinë gjithë koston e veprimit. Vijoi më pas  transporti publik me një kërkesë që është për të vendosur duart në kokë, që bileta të na bëhej 70 lekë, bashkia e refuzoi në mënyrë ultimative.

Lind një pyetje a është Veliaj në shënjestër ?!

Një  mulli po lëshon ujin e destilës dhe është duke filluar një sulm ndaj Veliajt, pikërisht në prag të risive të reja që priten të ndërrmeren në kryeqytet si pedonalja e madhe e qëndrës, vazhdimi i Bulevardit, mbikalimi te Unaza e Re dhe liqeni i Kasharit. Pra ka disa hapa të premtuar, që po gjejnë lokomotivën për të shinuar.

Deri më tani Veliaj nuk ishte sulmuar. Shpesh thuhet kur nuk sulmohesh s’ke bërë asgjë, por në fakt Veliaj ka dalë përditë në media por dhe jashtë saj, duke e parë nga një takim në tjetrin. Nuk është bërë pjesë në diskurset politike, por i  ka dhënë vetes një qasje me komunitetet në nevojë. Ka filluar të përparojë me politikat sociale që bihen përbri premtimeve të tij, për një Tiranë  më të jetueshme. Deri në këtë pikë opozitarët e pushtetit vendor nuk kanë pasur ndonjë kritikë.

Në këndvështrimin popullor vërtet Veliaj është një ish djalosh, “që shiste fiq tek Pazari i Ri, apo kinse në thashethemnajën parazitiste është djali që iku në emigrim që fëmijë”, por mbi të gjitha Veliaj nuk ka rënë pre e rrjetës së pushtetit të katërt për të nxitur opinion publik në krijimin e qëndrimeve ogurzeza ndaj tij, sepse në të vërtetë nuk ka pasur asnjë.

Ka pritur stacionin e autobusit, ka shkuar në mbledhje të organizatës me biçikletë, ka mundësuar për të gjitha komunitetet përfshirjen e tyre në një larmi eventesh. E ka vendosur veten në kryetarin që përfshihet në punët e rëndomta, ku rrjetet sociale përpiqen të luajnë kur ai ngre divanin, se nuk e mendojnë kurrsesi që një figurë politike të bëjë punën e një pastruesi, apo dhe tani në fund, që na doli dhe si kuzhunier.

Pra, shumë syresh Veliaj ka zgjedhur ta lëvroj punën e tij duke ndjekur dy mënyra dhe një strategji ndyshe. E ka shpërfillur tërësisht kundërshtarin në akuza edhe e ka dëgjuar në diskutime. Ka favorizuar shtresat në nevojë duke i bërë të mundur praninë e tij dhe nuk ka treguar deri tani një hije kryetari ndaj tyre. Në momente të veçanta është parë kur i është drejtuar edhe ndonjë personi rrotull, “Ej lale”.

Vëmendja ndaj Veliajt është e zbutur dhe është relativisht e qetë, ndërsa pala tjetër duke mos e pasur këtë vëmendje, kapet me hamëndësimet e 50 milion dollarëve a diçka e tillë. Me pak fjalë i vëmë barrierë një modeli politik për të cilin nuk kanë një kundër model.

Veliaj ia ka lënë gishtin në gojë të gjithëve për momentin, edhe këtë nuk e them si tifoz i tij, por si një vështrim gri nga të cilin e shoh. Nuk i ka kursyer me butësi dhe kritikat për ekzekutivin, ku shpesh ka thënë atë batutën e tij “ që ne edhe pse me pak lekë kemi bërë të mundur të bëjmë diçka të mirë”.

Kritika dhe mesazhi im është krejt i hapur. Fenomeni mbi të cilin trajtova analizën nuk është Veliaj, por është largimi që duam t’i bëjmë një të riu që nuk ka urdhëruar mirë akoma. Si shoqëri e lidhur fort me politikën e ashpër dhe plot aksion, unë mendoj se ka ardhur momenti që të shkojmë drejt modeleve që zgjedhin mënyrën e qetë, dhënien e dorës, buzqeshjen, daljen nga replikat plotë shëmti dhe mbi të gjitha modelet, që ndajnë me ne pikërisht atë që kemi më shumë nevojë, komunikimin.

Nëse dikush thotë që kjo është një qokë ndaj Veliajt, qoftë e tillë, por më parë, para se të shohim Erionin dhe punën e tij, kthejmë kokën andej nga ata që çirren në Kuvend dhe përballë dy shëmbujve, unë guxoj t’ju drejtojë një pyetje, “Ju kë do të zgjidhnit?! “.

Nuk është pyetje kaq e vështirë sa t’i ngjaj asaj dilemës, topin apo fushën ….