ANALIZË/ Ilir Meta është “kanceri” i pushtetit

Nga Hermes Kafexhiu

Nuk do ta merrja kurrë mundimin të bëja një kritikë kaq të shëmtuar ndaj një figure politike që ka qënë pjesë e vazhdimësisë së pluralizmit politik. Ka dy arsye përse do të shtroja në rafshin e analizës një radhitje argumentash kundër Ilir Metës dhe dinastisë së tij politike, që sipas meje po pengon seriozisht përparësinë e Shqipërisë dhe dëshirën e saj për të ngritur institucion e ndëshkueshmërisë.

Arsyeja e parë përse e cilësoj profilin politik të Metës si një “kancer” i pushtetit është sepse pikërisht ky ish-dhjetorist që u ngrit për të instaluar pluralizmin politik dhe për të zhbërë atë sistem që mpinte pandalur lirinë për të shprehur, tani kërkon që nëpërmjet drejtësisë të bëjë pronë të vetën dhe të vetmen pronë të pa pronësuar nga vetë ai, lirinë.

Arsyeja tjetër se përse e cilësoj Metën një “kancer” është sepse ai realisht e meriton një metaforë të tillë. E ka dëmtuar seriozisht pushtetin për një dekadë dhe kjo duket hapur.

Ndryshe nga herët e tjera këtu nuk do të ketë asnjë ide të hamëndësuar por fakte reale dhe argumenta, që Meta dhe partia që ai drejton është një përcjellëse besnike e një mesazhi që sipas meje quhet “normalizim i korrupsionit dhe ngritje e konceptit mbi individin se e vetmja zgjidhje për tu pasuruar është vjedhja ndaj shtetit”.

Nëse  ky si prononcim nuk ka një qasje të qëndrueshme atëherë si ka mundësi që një përqindje e madhe e të rinjve mbështesin LSI-në, pikërisht ata të rinjë që do të jenë vazhdimësia e drejtimit të institucioneve. Midis tyre dëgjoj në biseda rutinore që thonë pa pikën e turpit por pa e menduar edhe thellësisht, duke parë interesin personal, thonë “eja të bëhemi me LSI-në, ata na fusin në punë”, “po për çfarë më duhen mua PD dhe PS kur ai thotë bëj ndonjë lek për vete”.

Rama ka treguar vazhdueshëm një naivitet politik, ku në qeverinë e tij  ka bërë një ndarje horizontale. I ka quajtur ministrat një ekip, kur në fakt e vërteta nuk është aspak ashtu. Rama për shkak të Metës ka marrë jo pak herë koston e fajit, të të korruptuarve të LSI-së. Ka ardhur momenti që Rama më mirë ta nxijë faqen e tij me qymyrin që vjen nga selia rozë dhe jo nga ushtarët e ngjalës…

Meta po kthehet seriozisht dhe një boomerang për pushtetin e Ramës, edhe kjo do ta rrezikoj Ramën në dy udhë, në udhën e një fjalëbukuri që vetëm ka llomotitur kur në fakt nuk ka qënë i zoti të baraspeshoj gabimet dhe e dyta ka gjasa të marrë udhën e gomarit që mban mbi kurrizin e tij dhe fajet e Metës dhe kështu Meta del prap pa lagur.

Kapet drejtorsha e arsimit të Lushnjes, eksponente e LSI-së në botën e çudirave të Lizës. Korrupsioni shënohet në qeverinë Rama, jo krahun pas maxhor Meta.

Ndalohet nga policia drejtori i rimbursimeve,edhe ky eksponet i LSI-së. Faji përsëri rëndon mbi Ramën. Rama jo pak herë del si daja që mbron nipin, që vjedhë xhepin e gruas së dajes.

Rasti i OSHE-së, Meta përsëri i akuzuar për një aferrë ekonomike dhe Rama e mbron duke ia ngopur pushtetit të vjetër.

A nuk kam të drejtë ta quaj Metën një kancer që mundohet të frenojë herë pas herë kthejlltësinë e pushtetit?!

Tema e fundit është drejtësia. Mënyra e vetme për të shpëtuar në radhë të parë sistemin dhe pastrimin e llumit korruptiv brenda kastës politike.

Kush del pengesë kësaj radhe?!

Sërish Meta.

Pra Meta pengon drejtësinë.

Fakti që provon këtë, është një fakt shumë i thjeshtë. Meta nuk bie dakord me propozimin e bashkëpuntorit të tij, që bashkë me të në media thonë hapur se po shkojnë mirë dhe këtu nuk po puqen. Meta flet për interesa popullor dhe dashuri të madhe që populli të jetë i qetë dhe lobon që të jetë ai që të vendos dhe tani Meta, teorinë e tij populiste luan me retorikën që le ta zgjidhim me konsesus politik për të dhënë një model bashkpunimi.

Po kush i ha këto dokrra?!

Le t’i marrim ç’thonë të treja partitë.

Rama dhe Majko, theksojnë që reforma të hartohet nga ekspertët pa ndërhyrje politike, duke dhënë argumentin se krijimi i reformës nuk mund të hartohet nga ata persona që janë me ndikim të vazhdueshëm politik. Nëse nuk arrihet një gjuhë e përbashkët, socialistët propozojnë një alternativë mëse popullore, referendum. Pra të jetë populli që ta zgjedhë.

Meta nuk bie dakord me alternativën e Ramës duke ftuar që në tryezën e hartimit të reformës të përfshihen të gjitha partitë në një konsensus politik. Bashkpunimi politik përparson integrimin, thotë Meta.

Basha nuk kritikon përmbajtësisht Ramën, por kapet tërthorazi duke kërkuar modelin e 93 votave, deri në 2017, duke harruar se këtu lind një pyetje, se kush na garanton ne se pas 2017 nuk do të ketë më kualicion?

I pari propozon referendumin, thotë, nëse ne nuk kemi fuqi, le ta zgjidhë populli.

Dy të fundit thonë që e zgjidh politika.

Momenti është më aq delikat sa fibrat janë kaq të padukshëm për të gjetur një zgjidhje që duket sikur endet kuturu ose sikur e ka thithur gjullurdia e korrupsionit.

Lu-ja që ditë më parë dilte me Vlahutin për një reformë që kush e di çdo të bëntë, tani rri edhe zgërdhihet përpara kamerave, i përfshirë nga një qetësi.

Sipas meje fjalët e tij kanë qenë një gjobë ndaj Metës, dhe Meta padyshim që e ka korruptuar Lu-në.

Lu-ja është i korruptuar kokë e këmbë përderisa sa qëndrimi i tij ndryshoi si nata me ditën.

Lufta nis për të larguar Ilir Metën ndërsa Meta nuk luan nga mishi politik por anvancon melanomën e tij kanceroze duke bërë që t’i nxjerrin në ankand drejtësinë.

Lëvizja shahiste do të ishte, që Rama për hir të çështjes ta tejkalonte sakrificën dhe të ngulmojë për referendum kështu përjetësia e tij historike do firmosi lavdinë që ai kaq shumë e do, por do të shpëtojë edhe popullin. Nëse Meta nuk është dakord, atëherë lë ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, kauza e cila vjen më pas, është se Meta nuk donte, nuk do dhe nuk e ka dashur kurrë drejtësinë.

Unë jam shkrimtar, koleg në letra me një mik të parbashkët që Meta e ka pasur shumë përzemër, Teodor Kekon. Ne i përkasim rrugës së tretë dhe mua rruga e tretë më jep të drejtën të zgjedh mbi vendin tim. Për vendin tim unë do të zgjidhja çdo alternativë politike përveç Ilir Metës, për një arsye shumë të thjeshtë, se nuk dua që fëmija im të rritet mes frymës për të vjedhur veten dhe të mësoj, se mbi ligjin sundon një Korleonez Çorovode.

Unë jam kundra teje , se ti nuk punon për të mirën e vendit tim.