Amir Rrahmani ka një super-lajm për Kosovën (FOTO)

23 vjeçari po kalon në formën më të mirë këtë edicion, duke qenë titulluar i padiskutueshëm në elitën e futbollit kroat, te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Falë Rrahmanit, Lokomotiva ka mbrojtjen më të mirë në Kroaci në pesë ndeshje e fundit, pas Dinamos së Zagrebit.

Në pesë ndeshjet e fundit, Lokomotiva ka pranuar vetëm tre gola, ndërsa më pak se skuadra e Rrahmanit, ka panair vetëm Dinamo e Zagrebit.

Kjo ka bërë që mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, të marrë lëvdata nga trajneri i tij Mario Tokic.

“Rrahmani është njëshi në Kroaci”, ka deklaruar Tokic, shkruan ‘sportnews.hr’, përcjell lajmi.net.