Rss Feed Tweeter button Facebook button Technorati button Reddit button Myspace button Linkedin button Webonews button Delicious button Digg button Flickr button Stumbleupon button Newsvine button Youtube button
click here to contact us click here to contact us

Albanian Contacts 2010

Njëra dorë lan tjetrën të dyja

së bashku lajnë fytyrën…

 

albanian contacts Albanian Contacts 2010

Albanian Contacts London 2010 (Click on the Image to view the catalogue)

Është veçse një frazë e shkëputur nga trashëgimia jonë, që merr një domethënie më të thekshme ndërsa gjendesh në një tjetër shtet, në një tjetër vend. Bëhet edhe më brilante kjo shprehje ndërsa shikohet zhvillimet integruese të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo që i duhet më tepër se gjithçka një komuniteti është lidhja dhe bashkëpunimi (të punuarit së bashku)jo vetëm për kultivimin dhe ruajtjen e vlerave të mrekullueshme shqiptare, por edhe si domosdoshmëri e përditshmërisë në kushtet e integrimeve brendakomunitare apo më gjerë. Kjo ishte nxitja e “The Albanian” për ndërtimin e kësaj ure komunikimi ndërkomunitar dhe prej tre vitesh ja kemi arritur të publikojmë Albanian Contacts duke shpresuar se kemi ngushtuar sadopak vakuumet dhe kemi krijuar hapësira dhe mundësi bashkëpunimi ndër shqiptarët e këtushëm. Për të njëjtin shërbim përse të mos përdorim shërbimin shqiptar të cilin domosdoshmërish konkurrenca e bën të jetë (së paku) në të njëjtin nivel me shërbimet e tjera? Besojë se nëpërmjet Albanian Contacts jemi përpjekur të ulim tendencën e “pëlqimit” të shërbimit të huaj trashëguar kjo që nga kohët e para ’90 kur çdo gjë që vinte nga jashtë ishte e mire pasi ishte “e jashtme” … Ndjejmë keqardhje që akoma ka bashkatdhetarë që mendojnë se nuk punohet me shqiptarë… Asnjë biznesmen sado i suksesshëm qoftë nuk mund të përjashtojë potencialin që kanë shqiptarët në Britani. Tashmë pjesa dërrmuese janë integruar me dinjitet në shoqërinë britanike dhe nevojat apo kërkesat për shërbime janë gjithnjë e më shumë në rritje, madje edhe për shërbime që akoma nuk mbulohen nga kompani shqiptare. Kjo dëshmohet me prezencën e kompanive të huaja që duan ta targetojnë blerësin shqiptar në MB. Shpresojmë se gjithsesi edhe kjo gjendje do të jetë kalimtare dhe siç ndodh edhe me komunitetet shqiptare në botë edhe shqiptarët e Britanisë do të shohin përtej iluzioneve dhe do të bëhen më pragmatikë (të paktën nuk do të kenë nevojë për përkthyes). Besojmë se këta mërgimtarë do të rikujtohen se njëra dorë duhet të lajë tjetrën…

 

AlbanianCoontacts Mënyra më fantastike për të reklamuar shërbimin tuaj

30 000 KOPJE

Ne e përcjellim mesazhin tuaj në çdo familje shqiptare në të gjithë Britaninë e Madhe Nëse dëshironi të rezervoni vendin tuaj na kontaktoni

The Albanian Newspaper
122 White Hart Lane
London N17 8HP
www.thealbanian.co.uk
Tel/fax:02082169527
Info@thealbanian.co.uk

Leave a Reply

Copyright © 2010 The Albanian ne Londer -. All rights reserved.
Designed by shef domi. Powered by albaniancontacts.com.

 

Ky portal mirmbahet nga gazeta "The Albanian" ne Mbreterine e Bashkuar. Materialet dhe informacionet ne kete portal nuk mund te kopjohen, shtypen, ose te pedoren ne forme tjeter per qellime perfitimi, pa miratimin e drejtuesve te "The Albanian".


The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP

info@thealbanian.co.uk

admin@shefdomi.com