Rss Feed Tweeter button Facebook button Technorati button Reddit button Myspace button Linkedin button Webonews button Delicious button Digg button Flickr button Stumbleupon button Newsvine button Youtube button
click here to contact us

Notice: We are happy to suggestions about the website and any new features that we can add contact us by emailing us on admin@shefdomi.com or info@thealbanian.co.uk

Në Londër përkujtohet 12 vjetori i Çlirimit të Kosovës

Në Londër përkujtohet 12 vjetori i Çlirimit të Kosovës Odaparty sjell “odën shqiptare” në Londër

Nga: Agim Shabani
a.shabani@thealbanian.co.uk

A po harrohen festat kombëtare?

12 vjet më parë, më 12 qershor 1999 ka ndodhur një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Fatkeqësisht kjo ditë e rëndësishme gati u harrua krejtësisht. Duke mos i kujtuar ngjarjet historike ne shkojmë drejt harrimit të tyre. 12 qershori nuk është data apo ngjarja e vetme historike që është harruar apo politizuar  në rastin më të keq, apo në mënyrën më të keqe të mundshme. Edhe pse dikush u kujtuar apo e ndjeu si detyrë të e kujtonte apo dhe të e festonte këtu në Londër, këte ngjarje të  shënuar në historinë e kombit shqiptarë në përgjithësi, apo në atë të popullit shqiptarë të Kosovës në veçanti. Harresa e kësaj ngjarje ishte frikshme ku dëgjoje shumë njerëz te pyesnin se çfarë përkujton 12 qershori i 1999s edhe pse  vetëm 12 vite kanë kaluar. Është vërtet për të ardhur turp, kur kemi harrur se në 12 qershor 1999 u çlirua Kosova nga forcat Ushtarake Serbe. Ishte lufta e djemve të rreshtuar në radhët e UÇK-së dhe ndërhyrja e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) që dëboi ushtrinë kriminele të Milloshoviçit nga Kosova, duke i dhënë fund një masakre të madhe në Ballkan, ku u vrarë shumë civilë të pafajshëm, kryesisht pleq, gra, dhe fëmijë. Në këtë luftë afërsisht gjysma e popullit shqiptarë të Kosovës ishin dëbuar nga vendi i tyre. I

Faqe të tëra do të shkruhen në histori,,, shumë e shumë radhë do të mund të shkruheshin

A u harrua në Londër ky përvjetor?

Nuk pamë as në rrjetet sociale si facebook të ketë ndonjë urim…

Nuk pamë ndonjë shoqatë… nuk.

 

oda party ne londer Në Londër përkujtohet 12 vjetori i Çlirimit të Kosovës

 

Ne shqiptarët jemi gjithmonë të gatshëm që ngjarjeve të pa rëndësishme të i kushtojmë shumë rëndësi, dhe ata të rëndësishme edhe ti harrojmë. Për ne duket se më të rëndësishme janë ngjarjet politike se sa ata kombëtare. Nëse çlirimi i Kosovës po shkon drejt harrimit, në Shqipëri ende nuk dihet data e saktë e çlirimit. Politika në këtë rast ka bërë gjënë më të keqe që mund të bënte. Krahët politikë e festojnë në data të ndryshme çlirimin e vendit. 28 apo 29 Nëntori është festa e Çlirimit të Shqipërisë  londineze. Një ngjarje shumë e rëndësishme si Lidhja Shqiptare e Prizrenit u përkujtua shumë pak, për të mos thënë se gati gati edhe kjo ngjarje është fshihet nga kujtesa… Para se të jemi te gatshëm të tregojmë me gisht te tjerët dhe të themi se kush janë ata. Është e domosdoshme që të kthejmë kokën pas për të parë vetveten. Pasi të njohim mirë vetveten atëherë është e nevojshme t’ ua tregojmë të tjerëve se kush jemi, para se të lexojmë letra të gjatë në fjalime të shkurtra, të shkruar jo nga ata që i lexojnë. Duhet të mësohemi të flasim pak dhe të punojmë shumë. Nuk na e rrit vlerën as nuk na jep nder një letër e lexuar bukur, ku pas leximit të mos e kemi kuptuar as vetë kuptimin e saj. Para se të vrapojmë për një fotografi në krahët e një politikani të preferuar, ne duhet ti kujtojmë atij dhe kujtdo tjetër  detyrat që ka ndaj Kombit.

Ishte vetëm ODA PARTY që në veri të Londrës në një koncerte madheshtor, ku e ftuar ishte këngëtarja e madhe Leonora Jakupi si dhe Bajram Gigolli, por dhe këngëtarë të tjerë përkujtoi këtë ditë të shënuar.

ODA PARTY, thjesht organizon koncerte në Londër duke dashur të sjellë këtu një copë nga Atdheu që na mungon aq shumë . Por ODA PARTY nuk harron të përkujtojë dhe ngjarjet historike, shumica prej tyre po shkojnë drejtë harrimit, pikërisht nga ata që duhen të i përkujtojnë.

Atmosfera ishte festive dhe me një pjesëmarrje të madhe të shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike. Të mrekullueshme këtë atmosferë e bënë edhe përformanca e pjesëmarrja e fëmijëve shqiptarë British Albanian Kosovar Council dhe NEWBORN KOSOVA CLUB., si dhe shumë nga vajzat pjesëmarrëse të MISS ALBANIA BRITANI.

Duke uruar gëzuar përvjetorin e çlirimit të Kosovës, gjithashtu duke përshëndetur ODA PARTY që bëri mundur që të përkujtohet dhe të festohet çlirimi i Kosovës këtu në Londër. Shpresoj që ngjarjet historike do të përkujtohen dhe festohen në të ardhmen si nga komuniteti ashtu edhe nga përfaqësitë diplomatike.

 

Related posts:

KFOR nesër do të heq barrikadat.
Vdekje me kredi
Europa, shpresë për ringritje, tregjet reagojnë pozitivisht

Tags: , , , , ,



Foto Lajm (Kliko Ketu)

 
Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi cameron-ne-rradhe dsc09117 dsc09116 dsc09115 dsc09113 dsc09111 dsc09108 dsc09107 dsc09103 dsc09102 dsc09100 dsc09097 dsc09095 dsc09094 dsc09091 dsc09089 dsc09087 dsc09086 dsc09076 dsc09075 dsc09074 dsc09072 dsc09065 dsc09063 dsc09060 dsc09057 plani-i-ri-urbanisitik-i-tiranes-7 plani-i-ri-urbanisitik-i-tiranes-6 plani-i-ri-urbanisitik-i-tiranes-5 plani-i-ri-urbanisitik-i-tiranes-4

Leave a Reply

Copyright © 2010 The Albanian ne Londer -. All rights reserved.
Designed by shef domi. Powered by albaniancontacts.com.

 

Ky portal mirmbahet nga gazeta "The Albanian" ne Mbreterine e Bashkuar. Materialet dhe informacionet ne kete portal nuk mund te kopjohen, shtypen, ose te pedoren ne forme tjeter per qellime perfitimi, pa miratimin e drejtuesve te "The Albanian".


The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP

info@thealbanian.co.uk

admin@shefdomi.com