Rss Feed Tweeter button Facebook button Technorati button Reddit button Myspace button Linkedin button Webonews button Delicious button Digg button Flickr button Stumbleupon button Newsvine button Youtube button
click here to contact us

Notice: We are happy to suggestions about the website and any new features that we can add contact us by emailing us on admin@shefdomi.com or info@thealbanian.co.uk

Gabimi historik i BE-së, fajtor për konfliktin në Kosovë

Nga:Olaf Ihlau

Dymbëdhjetë vjet pas intervenimit të NATO-s gjatë luftës në Kosovës, është bërë e qartë se ishte gabim historik i Bashkimit Evropian që nuk i ka integruar të gjitha shtetet e dala nga Jugosllavia në një thes, pas luftërave të ndarjes. Derisa të gjitha shtetet e Ballkanit të mos bëhen anëtare të BE-së, ato do të mbesin Thembra e Akilit e Evropës. Eskalacioni i përgjakshëm i situatës në pikën kufitare në Jarinje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës demaskon edhe njëherë tjetër faktin se edhe pas intervenimit të komunitetit ndërkombëtar 12 vjet më parë dhe investimeve miliardëshe, rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk e ka gjetur paqen me vetveten – jo në aspektin afatgjatë.

Gabimi historik i BE së fajtor për konfliktin në Kosovë Gabimi historik i BE së, fajtor për konfliktin në Kosovë

Mina të pashpërthyera ende mbushin disa nga fushëbetejat e dikurshme të rajonit, ndërsa ekziston një rrezik i vazhdueshëm se plagët që sapo janë mbyllur do të hapen përsëri. Në atë aspekt, përcaktimi i asaj se kush i ka provokuar aktet e fundit të dhunës është i një rëndësie dytësore. Pakicat serbe në Kosovën veriore kurrë nuk e kanë pranuar faktin se ata dikur mund të kenë jetuar në një krahinë serbe, por se shtëpia e tyre tani është pjesë e një shteti që është 90 për qind e kontrolluar nga shqiptarët dhe që është njohur nga 80 shtete të botës, në mesin e të cilave edhe prijësit më të mëdhenj të Bashkimit Evropian, që nga shpallja e pavarësisë së saj.

Me mbështetjen e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, Kosova Veriore gjatë viteve të fundit ka mbetur një lloj zone gri, në të cilën serbët i kanë vazhduar jetët e tyre dhe kanë vazhduar të mbajnë lidhje të ngushta me Serbinë fqinje – që nga kufiri në afri e gjithandej deri  në Beograd.

Por tash, qeveria e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, edhe vetë një lloj provokuesi, nuk do ta pranojë më këtë status quo. Tentimi i forcave speciale të policisë së Kosovës për të okupuar pikat kufitare në një puç të befasishëm, me qëllim të aplikimit të kontrolleve doganore në të ardhmen, ka shkaktuar përleshjen e fundit.

Më herët, negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilat po mbahen me ndërmjetësimin e BE-së që nga marsi, kanë ngecur. Beogradi ka anuluar që ishte supozuar të adresonte çështjen e njohjes së vulave doganore të Kosovës. Serbët druajnë se një gjë e tillë do të nënkuptonte njohjen zyrtare të Kosovës si një shtet i pavarur.

Në aspektin afatgjatë, sidoqoftë, serbët duhet ta pranojnë realitetin e ri politik. Pas ekstradimit të të kërkuarve të fundit për krime lufte – Ratko Mladiq dhe Goran Haxhiq – në Tribunalin ndërkombëtar të Hagës, presidenti serb, Boris Tadiq, po pret në Beograd që Brukseli t’ia pastrojë rrugën vendit të tij për t’u bërë edhe zyrtarisht kandidat për anëtarësim në BE, në dhjetor.

Por një kusht për këtë është aftësia për të treguar progres të qëndrueshëm në krijimin e marrëdhënieve pozitive me fqinjët e Serbisë, përfshirë këtu edhe Kosovën, ku BE-ja aktualisht ka të stacionuar misionin e vet më të rëndësishëm në rajon. Çështja më e rëndësishme – ajo e statusit të ardhshëm të enklavës serbe në Kosovën Veriore – mbase do të adresohet vetëm pas fillimit të negociatave të pranimit të Serbisë në BE. Ato do të jenë më se të diskutueshme, po ashtu, për shkak se çdo copëtim territori, siç është nënvizuar nga serbët, mund të shkaktojë po ashtu një reagim zinxhirë ndërmjet Bosnjës dhe Maqedonisë si dhe të hapë edhe njëherë Kutinë e Pandorës që mund të nxisë një paranojë kolektive, tensione të reja etnike dhe dënime.

Kamuflimi i civilizimit në Ballkanin Perëndimor vazhdon të jetë tejet i hollë dhe turmat ekstremiste mund ende të shihej përtej tij.

Dymbëdhjetë vjet pas intervenimit të NATO-s gjatë luftës në Kosovës, është bërë e qartë se ishte gabim historik i Bashkimit Evropian që nuk i ka integruar të gjitha shtetet e dala nga Jugosllavia në një thes, pas luftërave të ndarjes.

Derisa të gjitha shtetet e Ballkanit të mos bëhen anëtare të BE-së, ato do të mbesin Thembra e Akilit e Evropës.

Related posts:

(Mos) Shkëlqimi i Shkëlqesisë
Luvri, muzeu më i vizituar në botë
"Ekskluzive" Lufta e Koshares dhe shembja e kufirit shqiptaro-shqiptar

Tags: , , , , , , ,



Foto Lajm (Kliko Ketu)

 
Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi cameron-ne-rradhe dsc09117 dsc09116 dsc09115 dsc09113 dsc09111 dsc09108 dsc09107 dsc09103 dsc09102 dsc09100 dsc09097 dsc09095 dsc09094 dsc09091 dsc09089 dsc09087 dsc09086 dsc09076 dsc09075 dsc09074 dsc09072 dsc09065 dsc09063 dsc09060 dsc09057 plani-i-ri-urbanisitik-i-tiranes-7 plani-i-ri-urbanisitik-i-tiranes-6 plani-i-ri-urbanisitik-i-tiranes-5 plani-i-ri-urbanisitik-i-tiranes-4

Leave a Reply

Copyright © 2010 The Albanian ne Londer -. All rights reserved.
Designed by shef domi. Powered by albaniancontacts.com.

 

Ky portal mirmbahet nga gazeta "The Albanian" ne Mbreterine e Bashkuar. Materialet dhe informacionet ne kete portal nuk mund te kopjohen, shtypen, ose te pedoren ne forme tjeter per qellime perfitimi, pa miratimin e drejtuesve te "The Albanian".


The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP

info@thealbanian.co.uk

admin@shefdomi.com