Aksioni javor Polici-OSHEE, 10 të arrestuar dhe 15 në kërkim

Vijon puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin, për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve tëvjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjevetë paligjshme të energjisëelektrike.

Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar çdo ditë 75 grupe të përbashkëta Polici–OSHEE.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici-OSHEE në 5.297 raste.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 32 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 32 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 10 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa janë shpallur në kërkim 15 persona dhe ndiqen në gjendje të lirë 7 persona.

Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 2.571 lidhje të abonentëve debitorë dhe 32 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 96 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.