Aksion anti-drogë në Tiranë, arrestohet “Shpërndarësi i Bllokut”

Në kuadër të operacionit të koduar “Shpërndarësi i Bllokut”, Seksioni për Narkotikët i policisë së Tiranës ka bërë të mundur gjatë pasdites së sotme arrestimin e shtetasit AgimHoxha, të cilit iu gjet një sasikokaine në makinë gjatë kontrollitnë zonën e Bulevardit “Gjergj Fishta”.

Dyshohet se Hoxha merrej me shitje kokaine në zonën ish-Bllokut.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Golf 4″ me targa AA260FJ, u gjetën 3 qese kokaine.

Në banesën e Agim Hoxhës u gjetën gjithashtu 101.85 gramë kokainë, një pistolete tip TT me dy fishekë dhe u sekuestruan 2 laptope, 4 tableta dhe 18 celularë dhe një shumë e madhe parash.

Policia bëri të ditur se po punohet për persona të tjerë të përfshirë në aktivitet