Aksident te Rruga e Durrësit, makina përplas fëmijën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  pak minuta më parë në Rrugën e Durrësit në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një fëmijë. Nga të dhënat paraprake mësohet se fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë që nuk dihet mosha dhe identiteti i fëmijës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.