Ahmeti i tregon Mojsiut të arriturat e Komunës së Prishtinës

Në një takim të përzemërt, Kryetari Ahmeti e informoi Presidentin Mojsiu për punët e bëra gjatë tërë mandatit në Komunën e Prishtinës, që përkundër sfidave e pengesave u përkthyen në të arritura e suksese.

Nga ana e tij Presidenti Mojsiu e përgëzoi Shpend Ahmetin për punën e bërë dhe uroi që zhvillimi i Prishtinës të vazhdojë edhe më tej, ashtu si i ka hije një kryeqyteti.