A duhet të lobojmë ne shqiptarët për të përshpejtuar shenjtërimin e Nënë Terezës?

Dr Gëzim Alpion

Fushata, nëpërmjet së cilës i kërkohet Vatikanit të përshpejtoj procesin e shenjtërimit të Nënë Terezës është akoma në javën e parë, e megjithatë është përkrahur nga një numër gazetash, revistash dhe portalesh në Indi, Amerikë, Angli, Kanada, Shqipëri dhe Kosovë.

Dy gazeta të rëndësishme – ‘Matters India’ në New Delhi (http://mattersindia.com) dhe ‘Illyria’ në New York (http://illyriapress.com) – e kanë bërë njoftimin për nënshkrimin e peticionit për shenjtërimin e Nënë Terezës permanent në webpage-et e tyre për t’i inkurajuar lexuesit të nënshkruajnë. Me sa jam njoftuar, numri i enteve mediatike që do të bëjnë të njëjtën gjë do të rritet së shpejti.

Pas peticionit për Rrugën e Arbërit që fillova me 18 Mars 2013 dhe që tani ka mbi 8,000 përkrahës online dhe në formularë, fushata për shenjtërimin e Nënë Terezës është inicitiva ime e dytë dhe e fundit si aktivist i shoqërisë civile.

Kam mësuar se disa bashkëatdhetarë mendojnë se kjo nismë do t’i dëmtoj shanset e shenjtërimit të Nënë Terezës ndërsa disa të tjerë shprehen se janë kundër shenjtërimit të saj. Të parët i siguroj se e kanë gabim. Fushata jonë do të ndihmoj përkrahësit e Nënë Terezës në Vatikan që ky proces të mos pengohet më nga kundërshtarët e saj. Një nga intelektualët e shquar që e ka përkrahur këtë inicitaivë pa rezerva që në fillim është edhe kompozitori nga Prizreni që jeton në Londër, Profesor Akil Koci.

Ndërsa për bashkëatdhetarët të cilët janë kundër shenjtërimit të Nënë Terezës mund të them se e respektoj të drejtën e tyre të mendojnë ndryshe nga unë.

Fushata për ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për të inkurajuar Vatikanin të përshpejtojë procesin e shenjtërimit të Nënë Terezës është i mbarë dhe interesant. Kështu, për shembull, 100 përkrahësit e parë vijnë nga 15 vende të ndryshme, dhe shumica e tyre janë nga India.

Jam i ndërgjegjshëm se me këtë nismë unë kam “kompromentuar” disi reputacionin tim si studiues objektiv i Nënë Terezës. Megjithatë, përpara se të ndërmar këtë iniciativë më është dashur të edukoj veten që nga 2007-ta për “natën e errët të shpirtit”, nga e cila vuajti dhe nuk u kurua kurrë Nënë Tereza.

Për mendimin tim, “errësira shpirtërore” e Nënë Terezës është pikërisht “mrekullia” që i duhet Vatikanit të shenjtëroj këtë murgeshë e cila ka kontribuar për Selinë e Shenjtë më shumë se çdo papë në kohët moderne.

Si studiues dhe bashkëatdhetar i Nënë Terezës, për mua shenjtërimi i saj ka rëndësi pasi ajo i përket atij grupi të veçantë vizionarësh që kanë kontribuar kaq shumë për shenjtërimin e dinjitetit njerëzor .

Veproni si t’ju thotë ndërgjegja.

http://www.change.org/en-GB/petitions/the-vatican-canonize-mother-teresa-2

*********************************************************************************

SELECT LIST OF MEDIA COVERAGE SO FAR:

http://mattersindia.com/british-scholar-campaigns-for-mother-teresa-sainthood/

http://illyriapress.com/petitioning-vatican-canonize-mother-teresa/

http://gazetaora.com/peticion-drejtuar-vatikanit-shenjteroni-nene-terezen/

http://persecution.in/content/please-sign-petition-canonize-mother-teresa

http://www.fjalaelire.com/komunitet/22674.html

http://illyriapress.com/peticion-drejtuar-vatikanit-shenjteroni-nene-terezen/

http://www.fjalaelire.com/tema/22634.html