8 orë të bllokuar në Rinas, nisen drejt Romës rreth 100 pasagjerët shqiptar

Pas 8 oresh pritje, zgjidhet kaosi në Aeroportin e Rinasit. Rreth 100 udhëtar shqiptar ishin bllokuar që prej orës 12:30 në aeroport, pasi prisnin të niseshin drejt Italisë. Vetë qytetarët denoncuan rastin në News24, duke treguar situatën në lidhje me këtë problem.
Sipas ankesave nga qytetarët shqiptar, mësohet se nga ana e drejtuesve të aeroportit dhe kompania e fluturimit, arsyet e bllokimit dhe vonesës janë tepër kontradiktore.
Prej 8 orësh, në mesin e udhëtarëve që prisnin, kishte shumë gra, fëmijë, dhe të moshuar. “Po bëjmë që prej orës 12:30 të drekës që presim. Na kanë thënë se do vonohet avioni një orë, pasi ka një defekt teknik. Por në monitor bëhet ndërrimi i orës, na e shtyn nga ora 14 e 30.
Tani jemi duke pritur pasi ka një vonesë të madhe. Nga kompania na kanë thënë se të sigurt që në orën 19:30 do nisemi. Por nuk e dimë nëse do e mbajnë fjalën.”-kështu bëri me dije për News24 një nga udhëtarët që pret të fluturojë drejt shtetit italian.