Çfarë ka në valixhen që Obama e merr kudo me vete? (VIDEO)

Një valixhe e zezë prej lëkure e ndjek presidentin amerikan në çdo udhëtim. E njohur ndryshe se “futbolli” bërthamor, valixhja mban pajisje sekrete që i lejojnë atij të autorizojë një sulm bërthamor kur ndodhet larg qendrave të kontrollit si ajo në Shtëpinë e Bardhë.

Pa ndonjë sofistikim të madh në pamjen e jashtme, kjo valixhe shihet zakonisht në duart e ushtarakëve që e shoqërojnë Obamën në udhëtime.

Sipas Bill Gulley, një ish-drejtues i Zyrës Ushtarake në Shtëpinë e Bardhë, valixhja nuk përmban ndonjë pajisje që e shpëton presidentin nga fundi i botës, një teori konspirative e përmendur shpesh.

Në të gjenden: një libër 75-faqësh me udhëzime mbi situata të sulmeve bërthamore, një listë e strehimeve të sigurta për presidentin, një dosje udhëzuese për përdorimin e sistemit “Emercency Broadcast”  dhe një listë me kode autentike.

futballNdonjëherë, në cep të valixhes duket një antenë, çka do të thotë se brenda saj ka pajisje që përdoren për komunikim.

Ushtarakët që e mbajnë valixhen gjatë udhëtimeve të presidentit janë të gjithë të trajnuar për të instruktuar presidentin në udhëzimin e sulmeve bërthamore brenda pak minutash.

Valixhja “udhëton” gjithmonë me të njëjtin aeroplan, helikopter, makinë apo ashensor ku hip presidenti. Ndërsa kur ai është në Shtëpinë e Bardhë, valixhja vendoset në një vend të sigurt.

nuclear-footballKjo pajisje u pa për herë të parë gjatë presidencës së Kenedit, menjëherë pas acarimit të marrëdhënieve me Kubën në vitin 1962.

Edhe pas 53 vjetësh, kjo valixhe vijon të përfaqësojë potencialin dhe përgjegjësinë ushtarake që e shoqëron kudo presidentin amerikan.