E tmerrshme “27 mijë fëmijë shqiptarë lanë shkollën për azil në Gjermani”

Brenda dy viteve, nga 2013 deri në 2015, 26,790 fëmijë shqiptarë nën moshën 17 vjeç kanë braktisur shkollën, kjo si pasojë se familjet e tyre kanë kërkuar azil në Gjermani. Shifra është dhënë nga Eurostat.

Në raport theksohet se nga viti 2014 deri në vitin 2015, numri i kërkesave për azil të bëra në BE në emër të fëmijëve shqiptarë u rrit nga 5,400 në 21,390.

Tani që Gjermania i ka mbyllur dyert e saj për azilkërkuesit nga Shqipëria, këta fëmijë duhet të riambientohen me shkollën, pas një kohe të gjatë që e kanë lënë.

Gjatë muajve që familjet e tyre prisnin për procedurat e azilit jashtë vendit, fëmijët u vendosën në kopshte dhe shkolla, duke ndjekur kurse të gjuhëve të huaja. Kthimi i tyre në sistemin arsimor shqiptar është i vështirë për të dyja palët.