19 vjeçari përdor të miturin për të futur drogë në burg

Një 19 vjeçar është vënë në kërkim nga ana e policisë, pasi ai ka përdorur një 14 vjeçar për të futur drogë në burg. Dje ka nisurprocedimi penal dhe po punohetpër kapjen e të riut, ndërsa droga është futur ne burgun e Durrësit.

Dje nisi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e 19 vjeçarit Enea Dino, nga Shijaku. Gjatë kontrollit nga punonjësit e policisë I.E dhe V.P., në burgun e Durrësit është kapur duke futur në këto ambiente një sasi prej 4.5 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa 14 vjeçari me inicialet A.N. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.