17 fakte nga jeta e diktatorit më të çuditshëm në botë

Ai vdiq nga një atak kardiak në moshën 69-vjeçare.

Disa thonë se ai është diktatori më i çuditshëm në botë.

Historitë e Kim Jong Il, ish-drejtues i Koresë së Veriut, vazhdojnë të mahnisin botën.

Ja 17 fakte të çuditshme nga jeta e “Liderit të Dashur”.

-Në biografinë zyrtare thuhet se lindja e tij u parapri nga një dallëndyshe. Në qiell u shfaq një ylber i dyfishtë, kurse më vonë lindi një yll i ri në hapësirë. Ai vetë përhapi mitin se mund të kontrollonte motin.

-Thuhet se ai ishte rekordmeni më i madh në botë për golfin. Në një rast bëri pesë vrima me një goditje. Madje kjo thuhet se ishte hera e parë që ai luajti golf.

-Ai u fiksua për lepujve që rriste një gjerman. Autoritetet e kontaktuan dhe i kërkuan 12 nga lempujet e tij gjigandë. Sapo lepujt mbërritën, Kim i hëngri vetë si pjesë e festimeve për ditëlindjen.

-Në vitin 2004, një ish-shef kuzhine i Kim tregoi se ai kishte punësuar njerëz që të siguronin se kokrrat e orizit që i shërbeheshin të ishin uniforme në formë dhe ngjyrë.

-Në vitin 2010 ai nuk lejoi që të transmetohej Botërori i Futbollit në televizion, vetëm në rast se fitonte ekipi i tyre kombëtar.

-Meqë në vend mungonin producentët e filmave, në vitin 1978 ai rrëmbeu dy regjisorë koreano-jugorë nga Hong Kongu. Ata tentuan të arratisen, por më vonë u zbutën dhe bënë disa filma për të, përfshi edhe një version të filmit Godzilla, me titull Pulgasari.

-Pasi mjekët i thanë se duhej të linte duhanin në vitin 2007, Kim i dëgjoi, por shkoi një hap më tej, duke u ndaluar cigaret të gjithë bashkëkombasve.

-Sipas një emisari rus, që udhëtoi me Kim në tren në Evropën Lindore, ai hante çdo ditë karavidhe të gjalla me shkopinj të argjendtë. Ku shkonte gjithë ky ushqim? Në biografinë e tij zyrtare thuhet se Kim Jong Il nuk bënte kurrë jashtëqitje. Biografia është hequr nga faqja online më vonë.

-Pasi u plagos në shpinë sepse u rrëzua nga kali, Kim duhej të merrte disa qetësues. I frikësuar se mund të krijonte varësi, ai urdhëroi gjysmën e stafit të merrte të njëjtin ilaç, në mënyrë që nëse krijonte varësi, të mos ishte i vetmi.

-Ai jo vetëm hante shumë, por edhe pinte shumë. Sipas Hennessy, Kim ishte një nga klientët më të mirë, duke importuar 500 mijë euro konjak çdo ditë.

-Në vitin 2004 ai pretendonte se kishte shpikur hamburgerin.

-Një nga titujt e tij jozyrtarë ishte Truri Qendror.

-Njëherë ai shkroi gjashtë opera në dy vite.

-Ai ka koleksionuar më shumë se 20 mijë filma të huaj- të preferuarit ishin “Rambo” dhe “E premte 13”.

-Ishte i fiksuar pas patinave.

-Gjatë një vizite në Moskë në vitin 2001, ai hëngri rosto gomari çdo ditë.

-Në vitin 1950 ndërtoi një qytet të tërë, të quajtur Kijong-Dong, i dedikuar për propagandën. Sot e kësaj dite nuk ka banorë.