Çështja e heqjes së shtetësisë  britanike tashmë në gjykatën Surpreme

Çdo të bëhet me shqiptarët që kanë probleme me shtetësinë, pra që janë zbuluar për identitetin e tyre?

Avokati Naim Hasani përgjigjet:

“Çështja e heqjes së shtetësisë Britanike është vendosur nga Gjykata e Apelit në Londër me datën 26 Nëntor 2015. Një përmbledhje e vendimit është publikuar të mërkurën e kaluar me datë 27/01/2016 në gazetën më të madhe në Britani “The Times on Law Reports. Ne po përgatitemi për ta dërguar çështjen në Gjykatën Supreme të Britanisë së Madhe, ku duhet të zhvillohet edhe beteja finale ligjore. Heqja e shtetësisë Britanike prej kohesh është një temë mjaft e nxehtë për një nu52bbba35-75a5-4984-a167-95b0be48d0c6mër shqiptarësh të cilët kanë mbërritur në Britani në fundin e viteve 90 dhe kanë kërkuar azil, kanë marrë leje të përhershme qëndrimi dhe janë bërë British duke pozuar në mënyrë false se janë shtetas të Kosovës të larguar nga lufta në Kosovë.

Shpresoj dhe do të luftojmë bashkë me dy baristeret e shquar të çështjes  për një zgjidhje sa më të drejtë dhe fjalën e fundit ta thotë Gjykata Supreme. Të gjitha çështjet e tjera të ngjashme të shqiptarëve që janë në gjykatën e lartë ose që presin një vendim nga Ministria e Brendshme duhet të presin përfundimin e Betejës Ligjore përpara se Ministria e Brendshme të fillojë të marrë vendime përfundimtare nëse do ta humbasin shtetësinë Britanike dhe nëse do të mund pastaj të përfitojnë leje qëndrimi apo nëse do të kthehen në Shqipëri. Megjithëse Gjykata e Apelit e ka quajtur të drejte vendimin e Ministrisë së Brendshme për heqjen e shtetësisë për shqiptaret që kanë mashtruar për identitetin e tyre, besoj se vendimi perfundimtar duhet të merret në Gjykatën Supreme për këtë çështje kaq madhore dhe ligji duhet të qartësohet në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë situata të ngjashme dhe ligji të zbatohet sa më drejtë.”