Ju kujtohen vajzat e All Saints? Po rikthehen me album të ri

“All Saints” më në fund kanë konfirmuar se janë duke publikuar albumin e tyre të ri që nis me këngën “One Strike”.

“Që herën e parë që e dëgjova në makinën time, nuk mund të pushoja së qari”, ka deklaruar Natalie Appleton, e cila aktualisht qëndron përkrah së motrës, Nicole, transmeton Top Channel.

Si gjithmonë tekstet janë shkruar nga Shaznay Lewis, e cila ka përfshirë emocionet e saj për një rikthim të fuqishëm të grupit.

“Kur shkruaj mendoj vetëm për atë që kam në mendje. Tekstet janë shumë reale”, ka shpjeguar Shaznay.

Kënga e re është shkruar si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj thirrjeve për ribashkim, pasi martesa e Nicole Appleton dhe yllit të “Oasis”, Noel Gallagher, mori fund në vitin 2014, pas 14 vjetësh së bashku.

“One Strike” do të publikohet më 26 shkurt dhe është një thirrje e fuqishme për të gjithë ata që kanë kaluar një dhimbje të madhe dhe që presin momentin e rëndësishëm për të ndryshuar përjetë jetën e tyre. Më pas kënga do të pasohet nga publikimi i albumit “Red Flag”, më 8 prill.

Vajzat patën mjaft sukses në vitet e nëntëdhjeta, ku konkurronin me të famshmet “Spice Girls”. Miliona fansa shpresojnë në rikthimin e famës së tyre.