13 vjet The Albanian erdhi ndryshe

U ideua si një kombinim midis ‘’Question Time’’ dhe ‘’TedX’’ që u emërua ‘’Auditorium’’.  Duke shpresuar që të ftuarit, të ishin pjesë aktive, u kujdesëm që  të ishim gjithëpërfshirës që nga shqiptarët e Republikës së Irlandës, Skocisë, Mançesterit  dhe patjetër këto të Londrës.

Krijimi i një rrjeti bashkëveprimi midis shqiptarëve të Britanisë, mbetet padyshim domosdoshmëri ku besojmë dhe shpresojmë që gjithkush të luajë rolin e tij.  Në këtë kontekst, ishte parashikuar ora e networkut midis shqiptarëve të identifikuar deri tani si të suksesshëm, përfaqësues të organizatave të komunitetit, sipërmarrësve, juristëve etj dhe besojmë që kjo pjesë programi shërbeu sadopak për krijimin e  lidhjeve dhe bashkëpunimeve të reja.

Ishim përpjekur të gjenim ambientin më të mirë të mundshëm në mënyrë që jo thjesht të ftuarit të ndjeheshin komod por çdo element u përpoqëm të ishte i kuruar deri në detaj, në Regents University. Katër prezantueset e talentuara, u kujdesën që elementet artistike të ngjisnin tek të ftuarit dhe si pjesë shtesë të një spektakli ku dominonte kërshëria për historitë e përzgjedhura për këtë eveniment. Mbase ne nuk u befasuam nga duartrokitjet e pandërprera që mori anglezja me zemër dhe gjuhë shqiptare, e mirënjohur nga komuniteti shqiptar i Britanisë, Claire Fletcher. Ajo nuk mund të vinte pa një surprize që ishte vajza e saj e vogël, Ela e cila vetëm 3 vjeçe emocionoi publikun me këngët e saj për Shqipërinë si dhe vetë Claire që është vështirë të përcaktohet nëse e emocionoi më  shumë publikun si prezantuese apo si këngëtare.

Ishin më shumë se drithërima, emocionet që përcillte interpretimi potent i aktorit të mirënjohur Sokol Cahani që si gjithmonë jo thjesht di të bëjë për vete publikun por e  ‘’komandon’’  në çdo kordë zanore. Një talente e re shqiptare, Eda Prroni u bë pjesë e programit natyrshëm duke i shtuar klasin nëpërmjet interpretimit të saj virtuoz në violinë shoqëruar nga i talentuari Hysamdein Zharku.

Rudina Jasini, kërkuese shkencore dhe pedagoge,  në të drejtën ndërkombëtare penale dhe për të drejtat e njeriut, tregoi për eksperiencën e saj akademike që nisi në Universitetin e Tiranës, për të vijuar me Universitetin Georgetown dhe Harvard në SHBA. Studimet doktorale i kreu ne  Universitetin e Oksfordit, por pervoja e saj akademike është influencuar sidomos edhe nga backgroundi i saj si praktikuese me projekte konrete kërkimore. Jasini ndau me të pranishmit në mënyrë të veçantë, çështjen për mbrojtjen e ish-kyeministrit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj, ku çdo gjurmë e udhëtimit të saj përbënte padyshim frymëzim për të pranishmit.  Gjithçka erdhi nën mjeshtërinë  e intervistuesit, korrespondent i Top Channel ne Londër, z. Arben Manaj.

AuditoriumDr.Rudina Jasini University of Oxford me gazetarin Arben ManajSa here degjojme universiteti i Oksfordit, i Cambridgit apo i Harvardit na vjen ndermend nje enderr sikur te studiojme aty, por vetem me te guximshmit e tejkaluan endrren jo vetem duke studiuar por duke dale si akademike nga keto universitete. E kemi pare, tek prononcohet per mediat me prestigjoze dhe sidomos per Gjykaten Nderkombetare te Hages, me te cilen e lidhi mbrojtja e ish-kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj.Çdo shqiptar ndjehet krenar me Ina Jasini

Posted by The Albanian on Sunday, July 16, 2017

Një përshëndetje nga Prishtina erdhi si surprizë. Ishte një përshëndetje nga ish-ambasadori shqiptar në Londër Mal Berisha  i cili theksoi se ndjehet pjesë e shqiptarëve të Britanisë, që gëzohet për suksesin e tyre, duke korrur u duartrokitje të  pareshtura nga të pranishmit.

Pershendetja e diplomatit Mal Berisha me rastin e 13 vjetorit te "The Albanian"

Posted by The Albanian on Saturday, July 15, 2017

Tepër emocionues ishte  rrëfimi i asaj që  ka marrë çmimin e mbretëreshës, dhe që prej 15 vitesh drejton shoqatën më të suksesshme të shqiptarëve në Britani, Shpresa Programme znj. Luljeta Nuzi. Ajo dëshmoi se përballja me çdo lloj vështirësie që kishte hasur, ishte kthyer në motivim për të bërë gjithçka që të ndihmonte çdokënd të gjendur në situata të tilla. Ajo rrëfeu edhe përplasjet që kishte pasur me përfaqësuesit e shtetit shqiptar në mbrojtje kryesisht të të sapoardhurve apo për mbrojtjen e grave që  siç janë dëshmuar raste kanë përfunduar në tragjedi këtu në Londër.

Auditorium Drejtuesja e Shpresa Programme znj. Luljeta Nuzi dhe i talentuari Ben ManajTakimi me Mbretereshen, Me Tony Blair…Ajo mori nje çmim ne Rome para pak kohesh, qe as vete nuk e di me siguri i sati cmim eshte ky. Pasi prej 15 vitesh karriera e saj njeh vetem sukses. Ka patur ndikim te jashtezakonshem ne jetet e mijera shqiptareve te Britanise duke marre edhe çmimin me te larte ne Britani, çmimin e Mbretereshes, per organizatat jo-qeveritare. Ashtu sic mori nje çmim, nga qeveria shqiptare ne Samitin e Diasporës, frymezuese padyshim

Posted by The Albanian on Monday, July 17, 2017

Intrigues ishte rrëfimi i një prej sipërmarrësve të suksesshëm shqiptar në Britani, z. Aqif Neli.  Ai dëshmoi për sfidat e rinisjes së gjithçkaje nga zero, pas largimit nga Shqipëria në vitin 1997. Përballimi i vështirësive dhe guximi i vendimmarrjes për të qenë sipërmarrës dukej si moment inspirimi për të pranishmit. Angazhimi i ij në radhët e komunitetit shqiptar të Britanisë, pasqyron vazhdimësinë e përpjekjeve të tij për të kryer misionin atdhetar që nga momentet e organizimit të protestave për çlirimin e Kosovës, deri tek bashkëpunimet e frytshme me shoqatën ‘’Mother Tereza Union’’. Nën intervistimin e znj. Elta Liksenaj, rrëfimi u ndoq me mjaft interes  nga të pranishmit të cilët ishin kuriozë për të mësuar për elementë të ndryshëm të karrierës së z.Neli si sipërmarrës.

Aqif Neli

Auditorium Aqif Neli dhe Elta Liksenaj Gjithçka nisi nga zero kur u gjend ne Londer, edhe pse i shkolluar si ushtarak ne memedheNe pak kohe ai arriti jo vetem te punesohet por te kete kompanine e suksesshme qe puneson me dhjetera shqiptare dhe te huaj duke menaxhuar projekte me miliona paund…Mbetet nje nga historite me mbreselenese per megimtaret shqiptare te Britanise Model suksesi padyshim, Aqif Neli

Posted by The Albanian on Saturday, July 22, 2017

Padyshim një ndër modelet më të suksesshme të shqiptarëve të Britanisë është pedagogia e London School of Economics, Lea Ypi. Ajo tregoi rrënjët familjare si dhe motivimin e marrë për të sfiduar veten dhe të ngjitur sa më shumë shkallë në karrierë. Ndër të tjera, ajo vecoi ditën e parë të punës në LSE ku për herë të parë u shkëput nga bursat e deriatëhershme  të shkollimit dhe përjetoi  pavarësisë ekonomike që ta mundëson dalja në profesion.  Znj. Ypi ishte një shembull frymëzimi për të pranishmit në sallë jo vetëm me formimin e saj akademik por sidomos për spontanitetin dhe thjeshtësinë që e karakterizonte. Nën intervistimin e gazetarit të ekonomisë, z. Emanuel Bajra që me teknikën e tij e bëri të veçantë këtë rrëfim dhe përcjelljen e mesazheve aq të duartrokitura nga publiku.

Lea Ypi dhe Emanuel Bajra

AuditoriumLea Ypi dhe Emanuel BajraLea Ypi eshe pedagoge ne nje nder universitetet me prestigjioze te Britanise, London School of EconomicsPadyshim nje nder modelet me te suksseshme jo vetem per Shqiptaret e Britanise Proud to be Albanian

Posted by The Albanian on Thursday, July 27, 2017

Nikki Denero, nje mike e madhe e shqiptarëve përshëndeti të pranishmit, duke treguar për punën e saj me shqiptarët në Brighton si mbrojtëse e flaktë e interesave dhe drejtave të tyre, dëshmoi se padyshim mbetet një ndër mikeshat më të mëdha të shqiptarëve.

Ishte më shumë së rrëfim historie, intervista e Besim Ajetit i cili nga refugjat i viteve 90’ në pak kohë u bë përfaqësuesi i organizatës më të madhe për emigrantët sic është IOM. Rrëfimi i udhëtimit të tij në këtë karrierë të lakmueshme ngjalli interes tek të pranishmit dhe pyetjet e detajuara nga i talentuari,  Daut Dauti zbërthyen më së miri kompleksitetin e karrierës dhe misionit së z. Ajeti në Londër si dhe në shumë vende të botës.

Auditorium Besim Ajeti, Daut DautiNe fillimvitet ’90 ai mbase kurrë nuk do ta kishte besuar se nga nje emigrant i Kosovës, do te ishte përfaqësuesi i organizatës me te madhe ne bote per emigrantet IOM Organizatën Ndërkombëtare për Migrim. Per disa vite shërbeu ne Londer, ku ndihmoi pareshtur shqiptarë, qoftë nga Kosova, Shqipëria apo viset tjera të Ballkani. Me pas ka shërbyer ne Tunizi, Tajlande, Libi, Filipine, Nepal, Jordani, Greqi etjHumanja dhe profesionizmi gershetohen tek Besim Ajeti

Posted by The Albanian on Wednesday, July 26, 2017

Sfidat e jetës së një emigranti, përkonin me rrëfimin e ngjyrosur me nuanca sa tragjike aq edhe shpresëdhënëse  të z. Shyqyri Bajrakurtaj. Trajektorja e udhëtimit të tij, nga fundi i karrierës ushtarake tek ngritja e një ndër kompanive më të suksesshme në fushën e kontabilitetit, mbetet padyshim frymëzuese ku dëshmohet realizimi i çdo lloj ëndrre kur krijohen hapësirat që të ofron Londra  të kombinuara me vendosmërinë e personalitetit . Intervista u zhvillua nga z. Bashkim Metalia  dhe pati interaktivitet nga të pranishmit që nuk u kursyen me pyetjet e shumta, ku tregoi edhe historitë e larmishme dhe eksperiencat e tij me komunitetin shqiptar në Britani.

Auditorium Shyqyri Bajrakurtaj dhe Bashkim Metalia​

AuditoriumShyqyri Bajrakurtaj dhe Bashkim MetaliaIshte viti i mbrapshte 1997 qe nderpreu shume endrra. Erdhi nje moment kur karrierat nuk kishin me kuptim dhe gjithcka duhej nisur nga zero. Por ikja ishte sfida e pare per tu perballur me sfida te tjera te rinisjes se gjithckaje ne kryeqytetin britanik. Por si arriti ai qe nga nje ushtarak te kthehej ne nje ekonomist te suksesshem? Shyqyri Bajrakurtaj modeli i shqiptarit te suksesshem ne Mbreterine e Bashkuar dhe jo vetem Proud to be Albanian

Posted by The Albanian on Saturday, July 29, 2017

Padyshim që një ndër modelet më të suksesshme dhe tepër aktiv është avokati Artan Llabjani. Në bisedën me gazetarin Daut Dauti ai tregoi udhëtimin e tij që nga Kosova e deri në një nga zyrat më prestigjioze të avokatisë në Londër.

Me mjaft interes u ndoq edhe pjesa e aktivitetit të tij brendakomunitar, ku Artani mbetet një nga më të dalluarit për angazhimin e tij,  qoftë me rrjetin e bizneseve apo angazhime të tjera sidomos në marrëdhënie me Ambasadën e Kosovës  në Londër apo me zyrtarët e tjerë të qeverisë së Kosovës. Ai mbetet modeli i shqiptarit të suksesshëm me të cilin krenohemi të gjithë.

Auditorium Artan Llabjani Daut Dauti Ai eshte nje nder avokatet me te suksesshem shqiptare ne Mbreterine e Bashkuar, me nje nder historite me inspiruese dhe padyshim nje nga aktivistet me te dalluar te komunitetit shqiptar ne Britani Proud to be The Albanian

Posted by The Albanian on Tuesday, August 1, 2017

Kohëzgjatja e këtij aktiviteti prej gati gjashtë orësh, ishte gjithsesi një parametër për rimodelimet a aktiviteteve të ardhshme ‘’Auditorium’’.

Gjithçka u prezantua mjeshtërisht dhe me plot sharm dhe elegancë nga Miss Shqiptarja Britani Persiada Kurti, si dhe Marsilda Çeku dhe anglezja me shqipen e këndshme Claire Fletcher

Gjithçka do të ishte e pamundur pa kontributin e jashtëzakonshëm të Shefit Domit, i cili provoi sfidat e reja në këtë sprovë duke kaluar caqet prej webdesigneri.

Format i cili tregoi që një vazhdimësi e njëjtë në substancë, do të jetë gjithaq e pëlqyëshme tek të pranishmit siç ndodhi me këtë eveniment të parë ‘’Auditorium’’.  U përpoqëm që larmishmëria e të ftuarve që nga akademikët, pedagogët, sipërmarrësit, ekonomistët etj të ishte në përputhje me fushat ku shqiptarët në përgjithësi janë të suksesshëm në Britani.  Misioni ynë vazhdon… Elta Liksenaj

13 vjet The Albanian

13 vjet The Albanian Gjithçka ndryshe

Posted by The Albanian on Wednesday, July 12, 2017