10 grabitjet më të pabesueshme të bankave në histori

Për kriminelët ndoshta nuk ka krim më tërheqës se sa vjedhja e një banke. Fama dhe shpërblimet financiare e të grabiturit të një banke janë ndër “nderet” më të mëdha për një kriminel. Grabitjet bëhen për sasi të mëdha e të vogla parash. Më poshtë kemi renditur 10 grabitjet më të pabesueshme  në histori. Fatkeqësisht për grabitësit, pothuajse të gjithë ata janë sjellë përpara drejtësisë, edhe pse shumica e parave nuk janë rimarrë kurrë.

1 – Vjedhja e Dunbar në vitin 1987

1-dunbar-armored-car-robbery-of-1987

Vjedhja e Dunbar, ishte e orkestruar nga Allen Pace, që së bashku me 5 shokë të fëmijërisë arriti të vjedhë 18.9 mln dollarë në vitin 1997. Pas 7 vitesh arrati, një nga bashkëpunëtorët e tij u arrestua, dhe spiunoi menjëherë për të tjerët. Para se të grabiste Dunbar në Los Anxheles, Pace siguroi të gjithë kamerat e sigurisë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij i ngritën kurth rojave. Ata arritën të merrnin shumë n e parave në një kamion. Banda u arratis me paratë dhe pastroi ata me biznese të jashtëligjshme. 5 pjesëtarët e bandës u kapën, por vetëm 9 mln dollarë arritën të rikuperohen.

2 – Grabitja e Brink’s MAT në vitin 1983

2-brinks-mat-warehouse-robbery-of-1983

Grabitja e Brink’s MAT ndodhi më 26 nëntor 1983, kur 6 kriminelë u futën në magazinë. Duke menduar se mund të grabisin 3 mln dollarë, grabitësit u surprizuan kur gjetën 3 tonë shufra ari me vlerë 26 mln paund. Banda arriti të largohej me paratë, megjithatë truri i bandës, u kap kur roja i sigurisë Anthony Black, që i ndihmoi grabitësit të hynin, rrëfeu krimin. 4 prej grabitësve mbetën të lirë, ndërsa shumica e arit nuk është gjetur kurrë.

3 – Grabitja e Northern Bank në vitin 20043-northern-bank-robbery-of-2004

Një grup i madh grabitësish arritën të marrin 26.5 mln paund nga vjedhja e Northern Bank në Irlandë. Qeveria britnike dhe policia irlandeze thanë se vjedhja është bërë nga grupi IRA, edhe pse ky raportim u mohua nga lideri i saj. Duke mbajtur peng familjarët e oficerëve të bankës, grabitësit arritën të vjedhin paratë. Grabitësit nuk janë kapur ende, dhe as paratë nuk janë rimarrë.

4 – Vjedhja në tren në vitin 19634-the-great-train-robbery-of-1963

Vjedhja e vitit 1963 u krye nga një bandë me 15 hajdutë të kryesuar nga Bruce Reynolds. Ata detyruan një tren të bënte një ndalesë të papritur, nga ku morën 124 thasë me para dhe gjëra të çmuara që arrinin vlerën e 74 mln dollarë. Edhe pse banditët janë arrestuar, shumica e parave nuk janë rikuperuar.

5 – Grabitja e Depos së Sigurisë Kent në vitin 20065-kent-securitas-depot-robbery-of-925-million-in-2006

Problem i madh u shkaktua në Mbretërinë e Madhe kur grabitësit arritën të merrnin 92.5 mln dollarë nga depo e sigurisë Kent. Kjo konsiderohet vjedhja më e madhe në para cash në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Vjedhja u krye gjatë kohës që menaxheri i depos ishte rrëmbyer. Grabitësit gjithashtu morën peng gruan dhe djalin e tij ndërkohë që bënë vjedhjen. Sipas policisë janë arrestuar 6 persona, ndërsa 4 të tjerë ende janë nën vëzhgim.

6 – Vjedhja e bankës qendrore në Brazil, 20056-banco-central-burglary-at-fortaleza-2005

Në një grabitje të guximshme që i ngjan filmave të Sherlok Holmes, grabitësit arritën të ndërtojnë një tunel nëntokësor drejt Bankës Qëndrore në Fortaleza të Brazilit, ku vodhën 164 mln dollarë. Pasi blenë një shtëpi afër bankës, nëpërmjet një tuneli 100 m të ndërtuar për 3 muaj, grabitësit arritën të hyjnë në bankë. Shumica e të dyshuarve janë arrestuar, dhe i dyshuari si truri i grabitjes u vra po atë vit që ndodhi grabitja. 18 persona të tjerë janë ende të lirë.

7 – Vjedhja e Depozitës së Sigurisë Knightsbridge, 19877-knightsbridge-security-deposit-robbery-of-98-million-1987

Me shumë mundësi kjo është vjedhja e tretë më e madhe në histori, një vjedhje e orkestruar nga Valerio Viccei, nga e cila u përfitua 98 mln dollarë në vitin 1987, e barabartë me 200 mln dollarë në ditët  e sotme. Duke qenë se në Itali ishte shumë nxehtë, kur Valerio kërkohej për më shumë se 50 vjedhje me armë, ai u zhvendos në Angli për një vjedhje akoma më të madhe. Fatkeqësisht për Valerion, një gjurmë gjaku nga skena e krimit, e tradhëtoi atë duke bërë të mundur arrestimin e tij dhe të të gjithë bashkëpunëtorëve.

8 – Rojet e bankës grabitën 300 mln dollarë në Irak, 20078-more-trouble-in-iraq-as-bank-guards-steal-300-million-in-2007

Këtë herë ishin rojet e bankës ata që kryen një grabitje spektakolare në bankën Dar Es Salaam në Bagdad. Ata vodhën 300 mln dollarë. Edhe pse Iraku i forcoi sigurinë e bankave pas vjedhjeve të mëparshme, kjo nuk i ndaloi tre rojet e bankës private që të merrnin paratë. Kur punonjësit e bankës erdhën ditën që pasoi në punë, ata gjetën dyert e hapura dhe nuk panë asnjë qindarkë. Rojet që flinin në bankë, ishin zhdukur.

9 – Sadam Hysein vjedh 1 mld dollarë nga Banka Qendrore e Irakut në vitin 2003

Pak kohë përpara se SHBA-ja t’i shpallte luftë Irakut, Sadam Hysein9-saddam-hussein-steals-1-billion-from-the-iraq-central-bank-in-2003kreu vjedhjen më të madhe bankare në histori, duke bërë që djali i tij të marrë 1 miliard dollarë nga Banka Qendrore e Irakut. BBC shkruajti: “Djali i Sadam mori 1 mld dollarë cash nga banka pak përpara bombardimeve të para në Badgad”. Zyrtarët amerikanë nuk e kanë idenë se ku ndodhen paratë tani, Por duke qenë se Sadami ishte despot, vjedhja e tij nuk është në shkelje teknike me ligjet irakiene.

 

10 – Vjedhja e Reichsbank në Berlin

Vjedhja e bankës Reichsbank mban rekordin botëror Gines si

10-the-reichsbank-robbery-in-berlinvjedhja më e madhe në histori, me mbi 3 miliard dollarë. Banka u plaçkit kur Gjermania u përfshi nga Lufta e Dytë Botërore. Shuma e arit e marrë në bankën Reichsbank në Berlin në vitin 1984 është vlerësuar deri në 2.5 mld paund.