10 fotot më të pëlqyera në Instagram gjatë vitit 2015

  1. Kendall Jenner

1

Fotoja e 10 më e pëlqyer në Instagram për këtë vit është një selfie e modeles më të përfolur për momentin, Kendall Jenner. Kendall e postoi këtë foto në Instagram në fillim të këtij viti për të festuar “momentin historik” të arritjes së 20 milionë ndjekësve në Instagram.

  1. Taylor Swift

2

Taylor Swift është cilësuar si mbretëresha e Instagram-it gjatë këtij viti. Disa nga fotot e saj të postuar në Instagram janë ndër më të pëlqyerat në rrjetin social. Një prej tyre është fotoja me njërën nga dy macet e saj, Meredith dhe Olivia.

  1. Taylor Swift

3

Sërish Taylor, këtë herë me macen Meredith. Kjo foto ka marrë më shumë se 2.4 milionë pëlqime.

  1. Selena Gomez

4

Selfie e këngëtares dhe aktores Selena Gomez,  e shkrepur në një makinë, është fotoja e shtatë më e pëlqyer për këtë vit.

  1. Taylor Swift

5

Fotoja e tretë e Taylor Swift në listën e 10 fotove më të pëlqyera në Instagram për këtë vit është një foto e saj e shkrepur në apartamentin në Nju Jork ku shihet duke luajtur me një nga macet e saj.

  1. Beyoncé dhe Blue Ivy

6

Fotoja e këngëtares Beyonce me të bijën Blue Ivy është fotoja e pestë më e pëlqyer në Instagram për vitin 2015.

  1. Kylie Jenner

7

Motra e Kendall, Kylie Jenner postoi një foto kur mori diplomën e shkollës së mesme në qershor të vitit 2015. Kjo foto është e katërta më e pëlqyer në Instagram

  1. Taylor Swift dhe Calvin Harris

8

Taylor Swift në pushime me të dashurin e saj Calvin Harris, kjo është fotoja e tretë më e pëlqyer për këtë vit, me 2.5 milionë pëlqime.

  1. Taylor Swift

9

Një tjetër foto e Taylor gjendet në listë. Këtu ka dalë me një tufë me trëndafila të bardhë që ia ka dhuruar reperi Kanye West.

1. Kendall Jenner

10

Sfidën e pëlqimeve në rrjetin social Instagram e fiton Kendall Jenner. Modelja amerikane, motra nga nëna e Kim Kardashian, ka arritur të mbledhë plot 3.5 milionë pëlqime me një foto të publikuar në Instagram, ku shihet e shtrirë në dysheme dhe me flokët të sajuar me forma zemre. Kjo foto tejkaloi edhe foton e dasmës së Kim Kardashian dhe Kanye est, duke u bërë kështu fotoja më e pëlqyer për vitin 2015.